​Baerbock: Të rriten masat kundër krizës së urisë në botë

Evropë

​Baerbock: Të rriten masat kundër krizës së urisë në botë

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 19:12
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të rrisë përpjekjet në luftën kundër krizës së urisë e përkeqësuar në shumë vende të botës.

Gjatë një konference për shtyp për sigurinë ushqimore në Berlin, Baerbock tha se këtë vit, do të nevojiten mbi 44 miliardë euro (46.4 miliardë dollarë) nga të cilat vetëm gjysma është llogaritur deri më tani.

Baerbock tha se situata mbetet drastike, me 345 milionë banorë të rrezikuar nga mungesa e ushqimit.

“Është një krizë urie që po shfaqet si një valë kërcënuese për jetën”, tha ajo.

“Arsyet kanë të bëjnë pjesërisht me ndryshimin e klimës dhe pandeminë Covid-19, por pas pushtimit rus në Ukrainë, vala u shndërrua në një cunami”, shtoi Baerbock.

Gjithashtu, Baerbock akuzoi Rusinë për përdorimin e urisë si armë dhe marrjen peng të të gjithë botës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat