​Norvegjia rrit nivelin e alarmit pas sulmit vdekjeprurës terrorist

Evropë

​Norvegjia rrit nivelin e alarmit pas sulmit vdekjeprurës terrorist

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 08:23
Foto ilustrim

Shërbimi norvegjez i sigurisë ngriti nivelin më të lartë të alarmit të terrorit të vendit, disa orë pasi një person i armatosur hapi zjarr në një klub nate LGBTQ në qendër të Oslos, në prag të Paradës së Krenarisë të qytetit, e cila u anulua.

”Rreziku i një kërcënimi terrorist është jashtëzakonisht i lartë”, tha kreu i shërbimit të sigurisë PST, Roger Berg.

Berg tha se ngjarja, që shkaktoi dy të vdekur dhe plagosjen e të paktën 21 persona të tjerë, u konsiderua një sulm terrorist i motivuar nga islamistët.

Niveli i alarmit terrorist të Norvegjisë tani është pesë.

Më parë ishin tre.

Personi i armatosur qëlloi brenda dhe rreth ”London pub”, një bar dhe klub nate që e cilëson veten si “selia e homoseksualëve” të Oslos që nga viti 1979.

Dëshmitarët thanë se panë një burrë me një çantë që mbërriti në vendngjarje, mori një armë dhe filloi të qëllonte.

Nga 21 personat e plagosur, policia tha se 10 ishin në gjendje të rëndë.

Një burrë që vdiq ishte rreth të 50-tave, tjetri në të 60-at.

Inspektori i policisë, Tore Soldal tha se sulmuesi ishte një shtetas norvegjez me origjinë iraniane. Ata gjetën një pistoletë dhe një pushkë automatike gjatë kontrollit në banesën e tij. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat