Scholz shprehet i tronditur pas sulmit kundër klubit LGBTQ në Oslo

Evropë

Scholz shprehet i tronditur pas sulmit kundër klubit LGBTQ në Oslo

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 08:45
Oslo

Pas sulmit të dyshuar islamist ndaj një klubi të homoseksualëve në Oslo me dy viktima, shprehet me tronditje edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz. Lufta kundër terrorit na bashkon, ka thënë Scholz.    

Sulmi kundër një klubi të komunitetit LGBTQ në Oslo natën e së dielës, ku humbën jetën dy persona dhe të paktën 21 të tjerë u plagosën, 10 prej tyre rëndë ka tronditur opinionin jo vetëm në Norvegji. Shoqata e komunitetit të homoseksualëve dhe lezbikeve, LSVD në Gjermani i ka quajtur plumbat e një islamisti në një klub të preferuar në Oslo si atentat kundër komunitetit queer në një shoqëri liberale.

"Ky sulm është një krim i urrejtjes, në mes të një hapësire të sigurtë për njerëzit queer", ka deklaruar kreu i shoqatës, Henny Engels në një njoftim për shtyp. Mendimet tona janë tek viktimat, të plagosurit dhe të afërmit e tyre.

Image
Olaf Scholz

Edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz është shprehur i tronditur. Sulmi kundër komunitetit queer e trondit atë thellë, shkroi Scholz në twitter. Mendimet e tij janë me të afërmit e familjarët. Scholz u uron të plagosurve shërim të shpejtë. "Populli norvegjez mund të jetë i sigurtë për solidaritetin tonë. Lufta kundër terrorit na bashkon."

Shërbimi informativ norvegjez, PST e kategorizoi sulmin kundër komunitetit LGBT në Oslo si sulm terrorist islamist.

Image
Oslo

Atentatori që policia e arrestoi dyshohet se është një norvegjez me rrënjë iraniane. Klubi "London" në Oslo është një pikëtakimi e preferuar për komunitetin queer./DW

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat