Sulmi në qendrën tregtare, deklarohet Rusia

Evropë

Sulmi në qendrën tregtare, deklarohet Rusia

Nga: A.ZH Më: 28 qershor 2022 Në ora: 11:49
Rusia pretendon se zjarri në qendrën tregtare Kremenchuk u shkaktua nga sulmi në depon e armëve

Rusia ka pretenduar se zjarri në qendrën tregtare Kremenchuk u shkaktua nga një goditje në një depo armësh në zonë dhe jo nga goditja e drejtpërdrejtë e saj.

Ministria ruse e mbrojtjes tha se gjuajti raketa kundër një depoje armësh në qytet dhe ishte një shpërthim i mëvonshëm i municioneve që shkaktoi zjarrin, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

Të paktën 18 persona u vranë në sulmin, për të cilin Ukraina tha se ishte kryer kundër qendrës tregtare.

Guvernatori lokal ukrainas Dmytro Lunin këmbënguli se nuk kishte asnjë objektiv ushtarak aty pranë që Rusia mund të kishte synuar.

Udhëheqësit botërorë kanë mbështetur pretendimin e Ukrainës, duke e quajtur sulmin një krim lufte.

Rusia ka mohuar vazhdimisht se ka shënjestruar infrastrukturën civile gjatë pushtimit të saj, me zëvendësambasadorin e saj në Kombet e Bashkuara që më parë pretendonte se ky sulm i veçantë ishte një "provokim ukrainas".

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat