Lajçak takon edhe Daçiqin, tregon çka bisedoi me të

Evropë

Lajçak takon edhe Daçiqin, tregon çka bisedoi me të

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 15:56
Miroslav Lajçak dhe Ivica Daçiq

Emisari i BE-së Lajçak, gjatë vizitës në Beograd ka takuar edhe kryetarin e Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq.

Lajçak tha se përveç dialogut me të bisedoi edhe për situatën e brendshme politike në Serbi.

“Takova gjithashtu edhe kryetarin e Kuvendit Daçiq për ta përditësuar atë me gjendjen e dialogut. Gjatë takimit tonë, diskutuam edhe për situatën e brendshme politike në Serbi”, ka shkruar Lajçak.

Sllovaku gjendet për vizitë tre ditore në Serbi, pasi qëndroi për tre ditë në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat