BE dhe Zelanda e Re arrijnë marrëveshjen e tregtisë së lirë

Evropë

BE dhe Zelanda e Re arrijnë marrëveshjen e tregtisë së lirë

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 19:33
Foto ilustrim

Bashkimi Evropian dhe Zelanda e Re kanë përfunduar negociatat për një marrëveshje të tregtisë së lirë që mund të rrisë biznesin e dy partnerëve në fushën e mallrave dhe shërbimeve me 30 për qind.

Këtë e bëri të ditur presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen, pas një takimi në Bruksel me kryeministren e Zelandës së Re Jacinda Ardern, e cila tha se kanë kaluar 14 vjet që kur u prezantua për herë të parë ideja për një marrëveshje të tillë.

Negociatat e tregtisë së lirë filluan në mesin e vitit 2018 dhe, për BE-në, marrëveshja do ta vendosë tregtinë e bllokut me Zelandën e Re në të njëjtin nivel me vendet që tashmë kanë një pakt tregtar me Zelandën e Re, veçanërisht ato nga Unioni Tregtar i Paqësorit 11-anëtarësh CPTPP .

Marrëveshja do të heqë taksat doganore për një gamë të gjerë produktesh dhe do të jetë e para e lidhur nga BE, e cila përfshin mundësinë e sanksioneve nëse secila palë shkel standardet mjedisore ose të punës.

Do të hiqen taksat doganore për eksportet nga BE të produkteve si mishi i derrit, vera, çokollata, ëmbëlsirat dhe biskotat.

BE-ja do të hapet për më shumë produkte qumështi dhe viçi nga Zelanda e Re, e cila është një zonë e ndjeshme për disa vende të BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat