Problemet ekonomike, Scholz ka një thirrje për qytetarët

Evropë

Problemet ekonomike, Scholz ka një thirrje për qytetarët

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 20:46
Olaf Scholz

Kancelari gjerman Olaf Scholz u ka bërë thirrje qytetarëve që të përballen së bashku me problemet ekonomike që vendi i tyre po përjeton, veçanërisht inflacionin, teksa njoftoi një takim të ekspertëve për të trajtuar këtë çështje.

Ne duhet të përballemi së bashku”, tha Scholz në një videomesazh. Ai tha se problemi i madh që aktualisht po shqetëson shumë qytetarë është rritja e çmimeve.

Për këtë arsye Scholz ka ftuar sindikatat, punëdhënësit, Bundesbank dhe akademikët për të diskutuar masat e nevojshme. Fushata, e quajtur Veprim i Koncertuar, nis të hënën në zyrën e kancelarit.

Instrumente të tjera të mundshme përfshijnë një propozim nga ministri i Punës, Hubertus Heil, i cili ka sugjeruar një pagesë një herë në vit për beqarët që fitojnë më pak se 4,000 euro bruto (4,170 dollarë) në muaj dhe për të martuarit që fitojnë më pak se 8,000 euro së bashku.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat