Funta bie në nivelin më të ulët në dy vjet kundrejt dollarit

Evropë

Funta bie në nivelin më të ulët në dy vjet kundrejt dollarit

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 11:07
Foto ilustrim

Funta ka regjistruar rënien më të ulët në dy vjetët e fundit karshi dollarit.

Kjo ka reflektuar në rritjen e shqetësimit tek tregtarët për recesionin botëror, derisa çmimet e energjisë vazhdojnë të shënojnë rritje.

Edhe Sterlina gjithashtu është dobët pasi ka shqetësime në tregje për rritjen ekonomike të Mbretërisë së Bashkuar, raporton BBC.

Funta të martën ka pasë vlerë 1.19 dollar, për herën e parë që nga marsi i 2020, kur Britania është në izolimin e parë për shkak të COVID-19.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat