Covid, Qipro rikthen detyrimin për mbajtjen e maskës

Evropë

Covid, Qipro rikthen detyrimin për mbajtjen e maskës

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 22:40
Foto ilustrim

Qiproja ka rivendosur rregullin për mbajtjen e maskave të fytyrës si masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Një vendim i tillë vjen pak më shumë se sa një muaj pasi u hoq si masë, për shkak të rritjes së shifrave të koronavirusit.

Kërkesa për të mbajtur një maskë në zonat e mbyllura hyn në fuqi të premten, tha Ministri i Shëndetësisë Michalis Hadjipantela.

Ekspertët shëndetësorë rekomanduan marrjen e kësaj mase pas një sërë infeksionesh nga njerëz që nuk po merrnin masat e duhura.

Qiproja e kishte hequr kërkesën për mbajtjen e maskave në shumicën e zonave më 1 qershor. Qipro nuk raporton më infeksione të përditshme. Ai kishte raportuar 10,879 raste të reja të COVID-19 për javën që përfundon më 1 korrik, krahasuar me 7,263 në javën e kaluar.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat