Kështu e ndoqi fjalimin e dorëheqjes gruaja e Johnsonit

Evropë

Kështu e ndoqi fjalimin e dorëheqjes gruaja e Johnsonit

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 16:40
Gruaja dhe djali i Boris Johnsonit

Një figurë kyçe që qëndronte mënjanë ndërsa Boris Johnson mbante fjalimin e dorëheqjes. Ishte gruaja e tij, Carrie që po e ndiqte në distancë.

Carrie, me fëmijën e saj dhe të Johnson, Romy, në krahë, u shoqërua nga sekretarja besnike e Kryeministrisë, Nadine Dorries jashtë Downing Street për të parë fjalimin, raporton BBC.

Gjatë fjalimit të tij, Johnson dha një mesazh edhe për gruan.

Image
Gruaja e tij, Carrie po e ndiqte në distancë

“Dua të falënderoj Carrie dhe fëmijët tanë, dhe të gjithë anëtarët e familjes sonë që u është dashur të durojnë kaq shumë për kaq gjatë”, tha ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat