​Kryeministri Johnson fiton votëbesim në dhomën e komunave

Evropë

​Kryeministri Johnson fiton votëbesim në dhomën e komunave

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 08:55
Boris Johnson

Qeveria e Boris Johnson ka fituar votëbesim në Dhomën e Komuneve, pas një debati intesiv prej pesë orësh. Johnson.

I cili tashmë ka dhënë dorëheqjen zyrtarisht, tani pritet të vazhdojë në rolin e tij si kryeministër i përkohshëm për shtatë javët e ardhshme derisa të zgjidhet një udhëheqës i ri i Partisë Konservatore për ta zëvendësuar atë.

Ligjvënësit votuan 349 pro dhe 238 kundër për të mbështetur mocionin duke deklaruar se Commons (Dhoma e Komuneve) ka besim te qeveria. Johnson foli gjerësisht për Brexit-in, mbështetjen për Ukrainën dhe trajtimin e tij të pandemisë Covid-19 në mes të sulmeve të furishme nga opozita.

Në një aluzion për atë që do të vijë, Johnson u tha gjithashtu deputetëve se do të ketë “më shumë për të thënë në lidhje me ngjarjet që lidhen me largimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat