Ëndërron Dodik: Do ta pres pavarësinë e Repubikës Serbe në Bosnje

Evropë

Ëndërron Dodik: Do ta pres pavarësinë e Repubikës Serbe në Bosnje

Më: 27 korrik 2022 Në ora: 12:41
Milorad Dodik

Milorad Dodik, anëtar serb i Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës ka thënë se është i sigurt se do të shohë një Republika Sërpska të pavarur gjatë jetës së tij.

Në një intervistë për UNA TV, Dodik foli për pavarësinë e Republikës Sërpska, protestat para Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë, zgjedhjet e ardhshme dhe takimin me Putinin.

“Unë dua të shoh pavarësinë e Republikës Sërpska në jetën time. Do ta shikoj me siguri. Proceset po përshpejtohen dhe ajo që po ndodh në Sarajevë tregon se kërkesat politike myslimane nuk janë më aq të zgjidhshme. Disa të tjera po depërtojnë dhe do të çojnë në një strukturë të re”, tha Dodik.

Ai gjithashtu tha se shkoi te presidenti i Rusisë Vladimir Putin nga arsyeja e shëndoshë dhe njoftoi se do të shkonte përsëri në shtator, transmeton Klankosova.tv.

“Çdo herë, sikurse herën e fundit, Putin tha se e përkrah Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit dhe të drejtën ndërkombëtare, por edhe se respekton dhe mbështet integritetin territorial të Bosnjë-Hercegovinës. Por këta perëndimorë nuk e respektojnë integritetin territorial të Bosnjë dhe Hercegovinës, por duan të krijojnë një shtet unitar, të centralizuar që nuk mund të funksionojë”, tha anëtari serb i Presidencës boshnjake.

Duke folur për zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme, në të cilat kandidoi për president të Republikës Sërpska, Dodik kujtoi se deri tani ka fituar 12 herë dhe beson se do të fitojë sërish.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat