​Në Bullgari dështoi përpjekja e tretë për të formuar një qeveri

Evropë

​Në Bullgari dështoi përpjekja e tretë për të formuar një qeveri

Më: 27 korrik 2022 Në ora: 15:05
Foto ilustrim

Në Bullgari, përpjekja e tretë dhe e fundit për të formuar një qeveri të re dështoi pas rënies së qeverisë së kryeministrit Kiril Petkov.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Georgi Svilenski, tha të mërkurën në Sofje se nuk do të jetë në gjendje të formojë një qeveri, pasi përpjekjet për të fituar një shumicë parlamentare me partnerët e vjetër të koalicionit dështuan.

Presidenti Rumen Radev u dha mandatin socialistëve për të formuar qeverinë 10 ditë më parë. Sipas kushtetutës, presidenti tani duhet të shpërndajë parlamentin dhe të shpallë zgjedhje të reja, të cilat ndoshta do të jenë në tetor.

Do të ishin zgjedhjet e katërta parlamentare në vendin më të varfër të BE-së që nga prilli 2021.

Qeveria katërpartiake e Petkovit, e cila përfshinte edhe socialistët, ishte në pushtet vetëm nga dhjetori 2021. Në qershor, ajo humbi shumicën e saj parlamentare për shkak se partia populiste ITN u largua nga koalicioni.

Një votë mosbesimi në parlament rrëzoi kabinetin e Petkov më 22 qershor.

Petkov do të vazhdojë të udhëheqë qeverinë derisa presidenti Radev të emërojë një qeveri të përkohshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat