​Erdogan do të vizitojë Ballkanin në shtator

Evropë

​Erdogan do të vizitojë Ballkanin në shtator

Më: 8 gusht 2022 Në ora: 15:38
Rexhep Tajip Erdogan

Presidenti i Turqisë pritet të vizitojë vendet e Ballkanit muajin e ardhshëm, ka bërë të ditur ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu.

Sipas tij, kjo konfirmon përkushtimin e Turqisë për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Vizita që presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të bëjë në vendet e Ballkanit muajin e ardhshëm konfirmon angazhimin tonë për paqen dhe stabilitetin e rajonit. Turqia mbështet fuqimisht paqen dhe stabilitetin e Ballkanit,” tha ministri turk gjatë një aktiviteti në Ankara, raportojnë mediat turke.

Ende nuk është zbardhur agjenda e vizitës së kreut të shtetit turk në Ballkan dhe nuk dihet se a do të jetë Kosova në mesin e shteteve ku do të qëndrojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat