​Për gjermanët mbrojtja e mjedisit është më e rëndësishme se rritja ekonomike

Evropë

​Për gjermanët mbrojtja e mjedisit është më e rëndësishme se rritja ekonomike

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 21:54
Foto ilustrim

Shumica e gjermanëve, 51 për qind e 1000 të anketuarve, e konsiderojnë mbrojtjen e mjedisit si prioritet, edhe nëse vjen në kurriz të rritjes ekonomike sipas rezultateve të një sondazhi në Gjermani.

Banka gjermane ING-DiBa AG, në një anketë të porositur, pyeti qytetarët nëse ruajtja e natyrës është më e rëndësishme se rritja ekonomike, për të cilën 14 për qind e të anketuarve janë përgjigjur negativisht, ndërsa pjesa tjetër nuk kanë thënë asgjë.

Pyetjes së kundërt, nëse rritja ekonomike është më e rëndësishme se mbrojtja e mjedisit, janë përgjigjur pozitivisht nga 24 për qind dhe negative nga 43 për qind.

Të rinjtë, në grup-moshat 18 deri në 24 dhe 25 deri në 34-vjeç, kryesisht e vendosin ekonominë përpara mbrojtjes së mjedisit dhe në përgjithësi, shumica e të anketuarve vlerësojnë se mbrojtja e mjedisit duhet të jetë në fokus.

Kur u pyetën se sa të gatshëm janë të ndryshojnë zakonet e tyre për hir të mbrojtjes së mjedisit, pak më shumë se dy të pestat e të anketuarve thanë se kishin ndryshuar zakonet e tyre, mbi 30 për qind thanë se mund ta imagjinonin ta bënin atë, ndërsa një e katërta refuzuan ose e konsideroi temën e parëndësishme.

Rezultatet tregojnë se etiketimi i qartë i paketimit të produktit, shkalla e efikasitetit të energjisë ose të dhënat për mënyrën e rritjes së kafshëve, ndikojnë në vendimin përfundimtar të konsumatorit.

Më shumë se gjysma e të anketuarve thanë se e kanë të vështirë të gjykojnë se cilat produkte janë bërë në përputhje me rregullat e ligjit për mbrojtjen e mjedisit.

Një faktor i rëndësishëm për konsumatorët në Gjermani janë çmimet. Dy të tretat e qytetarëve gjermanë pajtohen se produktet e qëndrueshme janë më të shtrenjta dhe afërsisht një në tre gjermanë tha se nuk mund t'i përballonte këto produkte.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat