Gjermania shton çezmat publike si masë kundër nxehtësisë

Evropë

Gjermania shton çezmat publike si masë kundër nxehtësisë

Më: 10 gusht 2022 Në ora: 23:37
Foto ilustrim

Për shkak se edhe Gjermania po përballet gjithnjë e më shpesh me valë të nxehti e thatësira të gjata, qeveria gjermane kërkon të marrë masa shtesë për lehtësimin e jetës së qytetarëve.

Deutsche Welle raportoi se bashkitë dhe komunat do të duhet të shtojnë numrin e çezmave publike me ujë të pijshëm në sa më shumë vende publike, sipas një vendimi të qeverisë.

"Qasja në ujin e pijshëm duhet të jetë sa më e thjeshtë të jetë e mundur", thotë ministrja e Mjedisit, Steffi Lemke.

"Çezmat me ujë të pijshëm janë një element bazë për kujdesin në raste nxehtësie", thotë politikanja e gjelbër që i referohet ekstremeve të motit dhe periudhave të thatësirës.

Në hap të parë do duhet të shtohen 1000 çezma tek 1300 çezmat e tjera. Sipas ligjit çezma të tilla në të ardhmen do të jenë pjesë standarde e furnizimit publik me ujë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat