Masakra në Mal të Zi/ Gjukanoviç: Një tragjedi e paprecedentë që prek të gjithë vendin!

Evropë

Masakra në Mal të Zi/ Gjukanoviç: Një tragjedi e paprecedentë që prek të gjithë vendin!

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 22:25
Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç ka reaguar pas masakrës së ndodhur në Cetinje ku një 34-vjeçar sulmoi me armë duke vrarë 10 persona dhe plagosur 6 të tjerë.

Presidenti Gjukanoviç e ka konsideruar ngjarjen një tragjedi të paprecedentë që ka prekur gjithë Malin e Zi duke shprehur ngushëllimet e tij të sinqerta për familjet e viktimave, për të gjithë ata që humbën të dashurit e tyre.

“Jam thellësisht i tronditur nga lajmi për tragjedinë e tmerrshme në Cetinje. Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjet e viktimave, për të gjithë ata që kanë humbur të dashurit e tyre.

Ne si shoqëri duhet të solidarizohemi me ta në këto të momente të vështira”, shkruan presidenti në llogarinë e tij në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat