​Ekonomia ruse tkurret ndjeshëm në tremujorin e dytë

Evropë

​Ekonomia ruse tkurret ndjeshëm në tremujorin e dytë

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 23:54
Foto ilustrim

Ekonomia ruse është tkurrur në mënyrë të ndjeshme në tremujorin e dytë të këtij viti për shkak të sanksioneve perëndimore, bëhet e ditur sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga institucionet e Moskës.

Prodhimi i Përgjithshëm Kombëtar u ul me 4.0% në periudhën mes muajit prill dhe qershor krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, njoftoi zyra ruse e statistikave kombëtare, përcjell atsh. 

Ekonomistët kishin parashikuar një rënie të fortë të ekonomisë ruse me 4.7% dhe prodhimi ekonomik ka rënë sërish në nivelin e vitit 2018.

Të dhënat lidhur me ekonominë ruse në tremujorin e dytë të vitit pasqyrojnë plotësisht pasojat e agresionit kundër Ukrainës, që Rusia e ndërmori më 24 shkurt.

Për pasojë, vendet perëndimore në veçanti vendosën sanksione të ashpra kundër Moskës.

Në tremujorin e parë ekonomia ruse u rrit me 3.5%. Banka Qendrore ruse parashikoi pak kohë më parë se ekonomia kombëtare do të tkurret me 7.0% në tremujorin e tretë të këtij viti, ndërsa rënia ekonomike do të jetë edhe më e thellë në tremujorin e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat