Rusia paralajmëron SHBA-në: Nëse na konfiskoni asetet...

Evropë

Rusia paralajmëron SHBA-në: Nëse na konfiskoni asetet...

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 11:36
Foto ilustrim

Çdo konfiskim i mundshëm i aseteve ruse nga Shtetet e Bashkuara do të shkatërronte plotësisht marrëdhëniet dypalëshe të Moskës me Uashingtonin, sipas një paralajmërimi që vjen nga Moska, shkruan Reuters.

“Ne paralajmërojmë amerikanët për pasojat shkatërruese të veprimeve të tilla, të cilat do të dëmtojnë përgjithmonë marrëdhëniet dypalëshe, gjë që nuk është as në interesin e tyre dhe as në interesin tonë”, tha Alexander Dartsyev, zyrtat i ministrisë së jashtme ruse për TASS.

Dartsyev deklaroi gjithashtu se ndikimi i SHBA-së në Ukrainë ka shkuar deri në pikën ku “amerikanët po bëhen gjithnjë e më shumë pjesë e drejtpërdrejtë e konfliktit.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre europianë kanë ngrirë gjithashtu 30 miliardë dollarë asete të personave që kanë lidhje me presidentin rus Vladimir Putin, duke përfshirë jahte, helikopterë dhe  pasuri të paluajtshme.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat