Inteligjenca britanike: Dy ura kyçe jashtë shërbimit për rusët në Kherson

Evropë

Inteligjenca britanike: Dy ura kyçe jashtë shërbimit për rusët në Kherson

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 12:50
Foto ilustrim

Dy ura kryesore rrugore që ofrojnë qasje ruse në territorin e pushtuar ukrainas në bregun perëndimor të Dnieper në rajonin Kherson tani ndoshta janë jashtë funksionit dhe nuk mund të përdoren për furnizim të rëndësishëm ushtarak, tha të shtunën inteligjenca ushtarake britanike.

Edhe nëse Rusia arrin të kryejë riparime të rëndësishme në ura, ato do të mbeten të pambrojtura, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.

“Furnizimi tokësor për disa mijëra trupa ruse në bregun perëndimor pothuajse me siguri mbështetet në vetëm dy kalime tragetesh me ponton”, deklaroi ministria në një njoftim të përditësuar të inteligjencës.

Për shkak se zinxhiri i tyre i furnizimit është i kufizuar, madhësia e çdo rezerve që Rusia ka mundur të krijojë në bregun perëndimor ka të ngjarë të jetë një faktor kyç në qëndrueshmërinë e atyre forcave, deklaroi inteligjenca britanike.

Ukraina njoftoi më parë se do të nisë një ofensivë për të rimarrë territoret e saj të pushtuara në jug të vendit.

Ndryshe, Rusia ka vazhduar me sulmet duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat