Ukraina kërkon sanksione ndaj industrisë bërthamore ruse

Evropë

Ukraina kërkon sanksione ndaj industrisë bërthamore ruse

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 15:21
Zelensky

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i bëri thirrje Perëndimit që të vendosë sanksione kundër industrisë bërthamore të Rusisë, në vazhdën e luftimeve për termocentralin bërthamor të Zaporizhyas.

”Rusia po përdor termocentralin bërthamor në Ukrainën Jugore për të frikësuar njerëzit dhe për të shantazhuar udhëheqjen ukrainase dhe të gjithë botën”, tha Zelensky në një fjalim video të transmetuar dje në mbrëmje.

Rusia, një fuqi bërthamore për sa i përket armatimit, po ndërton termocentrale bërthamore në disa vende.

Kievi dhe Moska kanë akuzuar njëri-tjetrin prej ditësh se janë përgjegjës për bombardimin e termocentralit më të madh bërthamor në Evropë.

Zelensky akuzoi trupat ruse për përdorimin e zonës së pushtuar nga Rusia si një fortesë nga e cila do të sulmonte më pas mbi qytetet e vogla të Nikopol dhe Marhanez, që shtrihen në bregun tjetër të Dnipros.

Ai paralajmëroi se vendosja e trupave ruse në vendin e termocentralit bërthamor rrit kërcënimin radioaktiv për Evropën në një nivel që nuk ekzistonte as në momentet më të vështira të konfrontimit në kohën e Luftës së Ftohtë.

Zelensky bëri thirrje për një reagim të ashpër.

Më herët të shtunën, Ukraina u bëri thirrje shteteve perëndimore për ndihmë për të ndjekur penalisht krimet ruse të luftës, të kryera gjatë pushtimit të vendit. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat