Vritet një person me thikë në mes të Londrës

Evropë

Vritet një person me thikë në mes të Londrës

Më: 15 gusht 2022 Në ora: 17:27
Foto ilustrim

Një person ende i paidentifikuar është vrarë me thikë këtë të hënë në qendër të Londrës, pranë Oxford Street.

Shërbimet e urgjencës u thirrën në vendngjarje, pasi një burrë ishte gjetur me plagë të shumta të shkaktuara nga goditja me thikë.

Oficerët e policisë dhe ambuulanca pasi mbërritën në vendngjarje e shpallën viktimën të vdekur 40 minuta pas plagosjes.

Sipas Sky News deri më tani një person është arrestuar, si i dyshuar për autorësinë e ngjarjes.

Kjo është shënuar si vrasja e 57 me thikë në Londër për këtë vit, ndërsa më e fundit ishte pak javë më parë ku një vajzë 7-vjeçare humbi jetën pasi u godit nga një i ri në lagjen ku banonte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat