Gjashtë të vrarë nga bombardimet në Kharkiv

Evropë

Gjashtë të vrarë nga bombardimet në Kharkiv

Më: 18 gusht 2022 Në ora: 09:39
Foto ilustrim nga vendi i ngjarjes

Granatimet ruse në një lagje banimi në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës kanë vrarë gjashtë persona dhe plagosur 16, sipas një zyrtari lokal.

Guvernatori rajonal, Oleh Synehubov, tha se sulmi goditi distriktin Saltivka, shkruan Skynews.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dënoi sulmin, duke thënë: 

Kjo është një goditje dredharake dhe cinike ndaj civilëve pa asnjë justifikim, duke treguar pafuqinë e agresorit. Ne nuk mund të falim.

Ne do të hakmerremi për të”.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat