Përmbytjet në Itali, merret vendimi drastik për dy qytete

Evropë

Përmbytjet në Itali, merret vendimi drastik për dy qytete

Më: 17 shtator 2022 Në ora: 08:52
Itali

Të paktën katër viktima janë në Ostra (Ankona), një në Trecastelli (Ankona), një në Bettolelle (Ankona) dhe dy në Barbara (Ankona).

Të gjithë jetonin në territoret ka ku kalon lumi Misa, i cili ka dalë nga shtrati në disa pika, përfshirë qendrën e Senigallisë.

Nga 4 personat që rezultojnë të zhdukur janë dy fëmijë, si edhe një nënë me foshnjën e saj që thuhet se i ka marrë me vete furia e ujit dhe baltës ndërsa ndodheshin në makinë.

Pas përmbytjeve, Këshilli i Ministrave ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në një pjesë të territorit të provincave Ankona dhe Pesaro-Urbino.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat