Kriza energjitike/ Pas Kullës Eiffel, Parisi merr vendimin drastik për Luvrin

Evropë

Kriza energjitike/ Pas Kullës Eiffel, Parisi merr vendimin drastik për Luvrin

Më: 18 shtator 2022 Në ora: 09:24
Dritat që ndriçojnë monumentin do të fiken në orën 23:00 dhe jo në 1 të mëngjesit, sikurse ndodhte më parë.

Franca vijon të zbatojë një sërë masash në kuadër të rritjes së çmimit të energjisë. Pas Kullës Eifel në Paris dhe Hotel de Ville në Versajë, në fakt, edhe piramida e Luvrit do të jetë në errësirë. Dritat që ndriçojnë monumentin do të fiken në orën 23:00 dhe jo në 1 të mëngjesit, sikurse ndodhte më parë.

Vendimi u njoftua nga ministrja e kulturës Rima Abdul Malak. Një masë që pason masa të ngjashme të vendosura nga kryebashkiakja e kryeqytetit francez Anne Hidalgo.

Në fakt, në kryeqytetin francez, nga 23 shtatori, dritat e monumenteve kryesore do të fiken duke filluar nga ora 22. E njëjta gjë nuk do të ndodhë me ndriçimin e rrugëve, që për arsye sigurie, nuk do të pezullohet. Hildago do t’i kërkojë shtetit “të bëjë të njëjtën gjë” në lidhje me monumentet kombëtare dhe u propozon pronarëve të monumenteve kryesore private të marrin masa që shkojnë në të njëjtin drejtim.

Gjithashtu parashikohet që Franca të ndërpresë furnizimin e Italisë me energji elektrike, që importon nga Franca 5% të nevojave ditore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat