Zelensky u premton tri gjëra rusëve që dorëzohen

Evropë

Zelensky u premton tri gjëra rusëve që dorëzohen

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 09:53
Volodymyr Zelenskyy

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, u ka premtuar ushtarëve rusë se do t’i mbrojë nëse dorëzohen.

Ata që dorëzohen, presidenti ukrainas u ka premtuar tri gjëra – ku thuhet se do t’ju mundësohet tretmani humanitar sipas ligjeve ndërkombëtare.

Ai gjithashtu theksoi se askush nuk do t’i dijë kushtet e tyre të dorëzimit – përkatësisht askush nuk do të dijë nëse janë dorëzuar vullnetarisht apo janë zënë rob. Të burgosurit nuk do të rikthehen në Rusi nëse ata personalisht nuk e duan një gjë të tillë.

E në fjalimin e tij më të fundit, Zelensky pranoi se eprorëve ushtarakë rusë nuk u bën fare përshtypja e jetës së ushtarëve të tyre.

“Më mirë është të ikësh nga mobilizimi kriminal sepse të jesh invalid”, shtoi Zelensky.

Madje i pari i shtetit të Ukrainës, është zotuar se do të çlirojnë çdo pëllëmbë të territorit të vendit, pavarësisht mobilizimit rus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat