Kush është kandidatja për kryeministre të Italisë

Evropë

Kush është kandidatja për kryeministre të Italisë

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 19:02
Xhorxha Meloni

Në javët e fundit ajo ka qenë në faqet e para të mediave Italiane dhe atyre ndërkombëtare si kryesuesja e sondazheve për të qenë kryeministrja e parë femër e Italisë. Xhorxha Meloni, 45 vjeçarja kandidate e ekstremit të djathtë , “Fratelli d’Italia” është akuzuar shpesh si një provokatore politike.

Ajo ka mbajtur hapur qëndrime kundër emigracionit dhe mbrojtjes së Italisë nga islamizmi. Meloni prezantohet si një përkrahëse e vlerave tradicionale të familjes dhe shpesh herë është kritikuar për deklaratat e saj kundër komunitetit LGBT.

Meloni është konsideruar edhe si një kameleon politik, pasi shpeshherë ka ndryshuar strategjitë e saj. Në rininë e saj Meloni admironte hapur Musolinin dhe e konsideronte atë një politikan të mirë, megjithatë në prag zgjedhjeve pyetjes nëse lideri fashist ishte një udhëheqës i keq për Italinë , Meloni iu përgjigj PO.

Xhorxha Meloni ka mbajtur qëndrime kundër liderëve ultra nacionalist si Vladimir Putin i Rusisë, Viktor Orban i Hungarisë apo edhe kandidates për presidencën Franceze Marie Le Pen.

Ajo ka shprehur gatishmërinë për t’i shërbyer me atdhetarizëm vendit të saj, teksa ka thënë se do të mbështesë Ukrainën në luftën e saj me Rusinë dhe se nuk do të favorizojë lidhjet tregtare të Kinës me Italinë apo Europën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat