Sistemi raketor kundërajror i ushtrisë ruse hidhet në erë nga ukrainasit

Evropë

Sistemi raketor kundërajror i ushtrisë ruse hidhet në erë nga ukrainasit

Më: 26 shtator 2022 Në ora: 17:18
Foto nga vendi i ngjarjes

Ushtria ukrainase ka hedhur në erë mjetin e blinduar, derisa po lëvizte nëpër një fushë të gjelbëruar.

Mjeti i blinduar që besohet të jetë sistem raketor kundërajror, shihet duke lëvizur pak para se të goditej me predhë.

E pavarësisht se goditet nga predha e parë, mjeti i blinduar arrin sërish të lëviz, por në një moment shpërthen dhe përfshihet nga zjarri.

Pamjet janë siguruar nga brigada e 68 Oleksy Dovbusha, e cila nga fillimi i luftës ka kryer operacione të shumta kundër forcave ruse.

“Kjo shkon për sulmuesit që dështuan të lansojnë raketat kundër fluturakeve tona. Një goditje precize kundër sistemit raketor kundërajror rus ZU-23-2, që ishte montuar në mjetin motorik Zil-131”, thuhet në kumtesën e kësaj brigade.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat