Rusëve të mobilizuar u ndalohet përdorimi dhe bartja e telefonave të mençur

Evropë

Rusëve të mobilizuar u ndalohet përdorimi dhe bartja e telefonave të mençur

Më: 26 shtator 2022 Në ora: 19:05
Foto ilustrim

Rusët që po i bashkohen mobilizimit në Ukrainë, u është ndaluar bartja dhe përdorimin i telefonave të mençur për shkaqe sigurie dhe rrezikut që ata paraqesin.

Qeveria ruse ka hapur linjën për shërbime zyrtare Hotline 122, për përgjigje në pyetjet sa i përket çështjes që t’i bashkohen mobilizimit.

“Për arsye sigurie është ndaluar përdorimi i telefonave të mençur në radhët e njësive ushtarake”, thuhet në kumtesën e ushtrisë ruse.

Ushtarët mund të bartin me vete telefona të thjeshtë të gjeneratës më të vjetër, por edhe ata duhet t’i mbajnë në një vend të caktuar dhe t’i përdorin vetëm në momente të caktuara.

Me këtë veprim duan të parandalojnë që ushtarët përmes fotografive apo videove të zbulojnë lokacionin e tyre, dhe që videot të shpërndahen në internet që tregojnë gjendjen reale të ushtrisë ruse.

Shumë prej atyre që po i bashkohen mobilizimit tashmë kanë arritur të realizojnë video të udhëtimeve të tyre drejt kazermave, e kjo i ndihmon ukrainasve t’i lokalizojnë lehtë dhe më pas t’i sulmojnë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat