​Zelensky bisedon me Stoltenberg për mbështetje të mëtejshme

Evropë

​Zelensky bisedon me Stoltenberg për mbështetje të mëtejshme

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 19:20
Volodymyr Zelensky

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg për mbështetjen e mëtejshme të vendeve anëtare të Aleancës për forcat e armatosura ukrainase.

Zelensky falënderoi Stoltenberg për dënimin e referendumeve në rajonet separatiste DNR, LNR, Zaporozhzhia dhe Kherson.

Këto referendume Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë i quajnë të paligjshme.

“Ne diskutuam zhvillimet aktuale në fushën e betejës dhe mbështetjen e mëtejshme të shteteve anëtare të Aleancës për Forcat e Armatosura të Ukrainës”, shkroi Zelensky.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat