​Habeck: Dy centrale bërthamore gjermane do të funksionojnë deri në prill

Evropë

​Habeck: Dy centrale bërthamore gjermane do të funksionojnë deri në prill

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 19:28
Foto ilustrim

Ministri gjerman i Ekonomisë dhe Energjisë Robert Habeck tha sot në Berlin se dy nga tre termocentralet e mbetura bërthamore në Gjermani do të vazhdojnë të funksionojnë deri në prill për të ndihmuar në parandalimin e një mungese të mundshme të energjisë gjatë dimrit.

Habeck tha se dy reaktorët e termocentralit bërthamor Isar 2 në Bavari dhe Neckarfestheim në veri të Shtutgartit do të vazhdojnë të funksionojnë deri në mes të prillit.

Zyrtarët thanë në fillim të këtij muaji se ata planifikonin të mbyllnin termocentralet e mbetura bërthamore të Gjermanisë deri në fund të vitit.

Por ata lanë të hapur mundësinë e riaktivizimit në rast të mungesës së energjisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat