​Një tërmet i fuqishëm godet verilindjen e Turqisë

Evropë

​Një tërmet i fuqishëm godet verilindjen e Turqisë

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 20:22
Foto ilustrim

Një tërmet me fuqi pesë ballë sipas shkallës Rihter goditi sot qytetin e Ardahanit në verilindje të Turqisë.

Zyra Turke e Menaxhimit të Emergjencave (AFAD) tha se tërmeti u regjistrua në orën 17:08 me kohë lokale në zonën e rrethit Gole.

Tërmeti është regjistruar në një thellësi prej shtatë kilometrash.

Raportime fillestare nuk bëjnë të ditur për viktima dhe dëme materiale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat