Putin do ta ndryshojë ’emrin’ e luftës në Ukrainë, ja si do ta quajë

Evropë

Putin do ta ndryshojë ’emrin’ e luftës në Ukrainë, ja si do ta quajë

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 22:24
Vladimir Putin

Rusia ndryshon emrin, jo më ‘operacion special ushtarak’, për luftën në Ukrainë.

Pas referendumit në Ukrainë, Rusia duket se ka në plan të ndryshojë emrin e luftës në Ukrainë.

‘Operacioni special ushtarak, mund të bëhet një operacion anti-terrorist pas referendumeve të fundit’ – tha kreu aktual i Krimesë, Sergey Aksyonov.

Operacioni ushtarak special do të bëhet efektivisht një operacion anti-terrorist, në rast të pranimit të rajoneve Zaporozhzhias dhe Khersonit në Rusi, deklaroi ai.

“Një pikë e caktuar pa kthim, do të kalohet së shpejti. Marrja e një statusi të ri për territoret e çliruara, do t’i japë fund pasigurisë. Ato do të bëhen rajone të plota të Federatës Ruse. Dhe ne nuk do të kryejmë efektivisht një operacion special, por një operacion anti-terrorist, në territoret tona”, tha Aksyonov në kanalin e tij në Telegram, këtë të hënë.

Duke folur për referendumet në Donbas dhe territoret e çliruara, ai shprehu gjithashtu mendimin e tij se “populli i [këtyre] rajoneve ka vendosur prej kohësh për zgjedhjen e tyre legjitime”.

Referendumet për pranimin në Rusi, të këtyre rajoneve, mbaruan ditën e djeshme pasi u zhvilluan për 4 ditë nga data 23-27 shtator, raporton euronews.

Ditën e premte, presidenti rus Vladimir Putin, pritet të dalë me një deklaratë publike, ku do të adresojë zyrtarisht rezultatet e referendumeve, si dhe drejtimin që do të marrë Rusia në vazhdim.

Në Sheshin e Kuq të Moskës, është ngritur një tribunë me ekrane gjigante, video, e billborde që lexojnë “Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia, Kherson – Rusi!”

Putini pritet të shpall aneksimin e territorit të Ukrainës brenda ditës së premte, vetëm disa ditë pasi ai kërcënoi se pas pranimit të këtyre rajoneve si pjesë e ‘Nënës Rusi’, ai do të mbronte Rusinë me armë bërthamore nëse do të ishte e nevojshme.

“Rezultatet janë të qarta. Mirë se vini në shtëpi, në Rusi!”, tha Dmitry Medvedev, ish-presidenti që shërben si zëvendëskryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, në Telegram, pas publikimit të rezultateve ditën e sotme.

Autoritetet e mbështetura nga Rusia, pretendojnë se i kanë kryer referendumet gjatë 5 ditëve, në territorin që përbën rreth 15 për qind të Ukrainës.

Disa nga banorët që u arratisën në territoret e kontrolluara nga ukrainasit ditët e fundit, kanë treguar për njerëz që janë detyruar të shënojnë fletët e votimit në rrugë, nga zyrtarë të pajisur me armë, edhe pse e kundërta pretendohet nga pala pro-ruse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat