Turqia dënon aneksimin rus të territorit ukrainas

Evropë

Turqia dënon aneksimin rus të territorit ukrainas

Më: 1 tetor 2022 Në ora: 11:29
Foto nga takimi

Ministria e Jashtme e Turqisë ka dënuar aneksimin e deklaruar nga Rusia të katër rajoneve të okupuara të Ukrainës – duke i bërë jehonë dënimit nga aleatët e Turqisë në NATO të premten.

Një deklaratë e ministrisë thotë se Turqia “nuk e njohu aneksimin e Krimesë nga Rusia në një referendum të paligjshëm në vitin 2014 dhe ka theksuar mbështetjen e saj të fortë për integritetin territorial, pavarësinë dhe sovranitetin e Ukrainës në çdo rast”, shkruan BBC.

“Në përputhje me këtë qëndrim të miratuar në vitin 2014, ne hedhim poshtë vendimin e Rusisë për të aneksuar rajonet Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaphorizhzhia të Ukrainës.

“Ky vendim, i cili përbën një shkelje të rëndë të parimeve të vendosura të së drejtës ndërkombëtare, nuk mund të pranohet”.

Turqia është përpjekur të ndërmjetësojë midis Ukrainës dhe Rusisë dhe diplomacia e saj me OKB-në çoi në marrëveshjen e fundit për të çliruar eksportet e grurit ukrainas nëpërmjet Detit të Zi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat