​Bullgari, zgjedhjet nisin qetë

Evropë

​Bullgari, zgjedhjet nisin qetë

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 09:37
Foto ilustrim

Dita e votimit në Bullgari ka filluar e qetë në orën 7 të mëngjesit me orën lokale, njoftoi Ministria e Brendshme. Vendi po zhvillon zgjedhje të parakohshme parlamentare, të katërtat për Kuvendin në një vit e gjysmë.

Para fillimit të zgjedhjeve nuk janë regjistruar shkelje të rënda të rendit publik, thuhet në njoftimin për shtyp.

Agjencia Bullgare e Lajmeve (BTA) raporton se të gjithë qytetarët kanë të drejtë të raportojnë çdo parregullsi që mund të hasin e që cenojnë procesin zgjedhor.

Zyrat e Drejtorisë Bullgare të Dokumenteve të Identitetit do të jenë të hapura edhe sot nga ora 08:30 deri në 19:00. Kjo zyre do të lëshojë certifikata për karta identiteti të humbura, të vjedhura, të dëmtuara, të shkatërruara ose të skaduara për t'i mundësuar të gjithëve të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

Ministria e Brendshme paralajmëroi se personat e armatosur ose personat që mbajnë sende të rrezikshme për shëndetin ose jetën nuk lejohen të hyjnë në qendrat e votimit. Autoritetet kanë ndaluar përdorimin e telefonave celularë, kamerave apo pajisjeve të tjera për të dokumentuar votën.

Një njësi e veçantë e Ministrisë së Brendshme do të ndërhyjë për të rivendosur rendin, nëse është e nevojshme, pasi komisioni zgjedhor përkatës të kërkojë një gjë të tillë. 

“Janë marrë të gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen e rendit publik, sigurimin nga zjarri dhe sigurimin e mbarëvajtjes së zgjedhjeve, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat