Këta janë udhëheqësit e rinj të Bosnjë e Hercegovinës

Evropë

Këta janë udhëheqësit e rinj të Bosnjë e Hercegovinës

Më: 3 tetor 2022 Në ora: 09:55
Denis Beqiroviq, Zheljka Cvijanoviq dhe Zhelko Komshiq

Denis Beqiroviq, Zheljka Cvijanoviq dhe Zhelko Komshiq, sipas rezultateve të para jo të plota dhe jozyrtare të zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura të dielën në Bosnjë e Hercegovinë, janë anëtarët e rinj të zgjedhur të Presidencës së BeH.

Në mesin e anëtarëve të Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës në mandatin e ardhshëm janë edhe dy të rinj që do ta mbajnë këtë detyrë për herë të parë, ndërsa në Kryesi u rizgjodh Zheljko Komshiq.

Zheljko Komshiq ka lindur në Sarajevë më 20 janar 1964 dhe është anëtari aktual kroat i Presidencës së BiH, i cili e mbajti këtë funksion në periudhën 2006-2014 në dy mandate.

Ai është ish-zyrtar i lartë dhe nënkryetar i SDP-së së Bosnjë-Hercegovinës, dhe më vonë themelues dhe president i Frontit Demokratik që nga viti 2013.

Ndërkaq, Denis Beçiroviq është udhëheqës i Partisë Socialdemokrate.

Zheljka Cvijanoviq ka lindur në vitin 1967 në Tesliq. Cvijanoviq, është presidentja aktuale e entitetit serb të Bosnje e Hercegovinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat