Duma ruse ratifikon aneksimin e katër rajoneve ukrainase

Evropë

Duma ruse ratifikon aneksimin e katër rajoneve ukrainase

Më: 3 tetor 2022 Në ora: 14:16
Duma ruse

Duma ruse ka ratifikuar në mënyrë unanime ligjet për aneksimin e katër rajoneve ukrainase në Rusi.

The Guardian raporton se asnjë deputete nuk votoi kundër projektligjit të Presidentit Vladimir Putin dhe ndryshimeve kushtetuese për të inkorporuar rajonet Zaporizhzhia, Kherson, Donetsk dhe Luhansk në Rusi.

Ligjvënësit në dhomën e lartë dhe këshilli i federatës së Rusisë, pritet të zyrtarizojnë nesër aneksimin e paligjshëm të katër territoreve ukrainase në Rusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat