Forcat ukrainase hedhin në erë një depo ruse të municionit në Kharkiv

Evropë

Forcat ukrainase hedhin në erë një depo ruse të municionit në Kharkiv

Më: 6 tetor 2022 Në ora: 21:46
Foto nga vendi i ngjarjes

Forcat ruse po vazhdojnë të pësojnë humbje të njëpasnjëshme gjatë pushtimit të Ukrainës.

Së fundi është publikuar një video në rrjetet sociale edhe të një aksioni të suksesshëm ushtrisë ukrainase.

Garda Kombëtare e Ukrainës publikoi pamjet e shpërthimit të depos së municionit të rusëve në Kharkiv.

Nuk dihet se sa dëme ushtarake kanë pësuar rusët, por raportohet se kishte edhe pajisje të tjera ushtarake.

Kujtojmë se pas një serie humbjesh në Ukrainë, presidenti rus, Vladimir Putin e bëri gjeneral të ushtrisë udhëheqësin çeçen, Ramzan Kadyrov.

Emërimi i Kadyrov në gradë erdhi pasi ushtria ukrainase zmbrapsi forcat e Moskës në zonat që Kremlini i shpalli si “ruse përgjithmonë”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat