Ukrainasit pranojnë çmimin Sakharov nga BE-ja

Evropë

Ukrainasit pranojnë çmimin Sakharov nga BE-ja

Më: 19 tetor 2022 Në ora: 17:20
Foto ilustrim

Parlamenti Evropian u dha ukrainasve Çmimin vjetor për Lirinë e Mendimit për nder të luftës së tyre kundër pushtimit rus.

Çmimi ka vlerë prej 50 mijë eurosh të cilat BE-ja tha se do t’u shpërndahen përfaqësuesve të shoqërisë civile ukrainase, shkruan Aljazeera.

Çmimi Sakharov për Lirinë e Mendimit, i quajtur sipas disidentit të ndjerë sovjetik Andrei Sakharov, u jepet çdo vit që nga viti 1988 individëve dhe organizatave që mbrojnë të drejtat e njeriut dhe liritë themelore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat