13 të zhdukur pas rrëshqitjes së dheut nga shirat e dendur

Evropë

13 të zhdukur pas rrëshqitjes së dheut nga shirat e dendur

Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 16:16
Foto nga vendi i ngjarjes

Trembëdhjetë persona u zhdukën mëngjesin e së shtunës, pas rrëshqitjes së dheut të shkaktuar nga shiu i madh në ishullin italian të Ischias, pranë Napolit, sipas agjencive italiane të lajmeve ANSA dhe AGI.

Rrëshqitja e dheut ndodhi në qytetin Casamicciola Terme, në veri të ishullit”, thanë zjarrfikësit duke shtuar se ata po kërkonin të zhdukurit.

Sipas agjencive, 13 persona rezultojnë të zhdukur në fund të mëngjesit, ndërsa rrëshqitja ka ndodhur sot shumë herët.

Një makinë e futur në det kishte dy persona në bord, por ata u shpëtuan”, thanë zjarrfikësit.

Autoritetet lokale u kanë bërë thirrje banorëve të ishullit të qëndrojnë në shtëpi, për të mos ndërhyrë në operacionet e shpëtimit.

Casamicciola Terme, një vendpushim me 8 000 banorë në dimër, pësoi një tërmet në vitin 2017 që vrau dy persona. Megjithatë, ajo ishte shkatërruar plotësisht nga një tërmet shumë më i fuqishëm në fund të shekullit të 19-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat