​Netanyahu përfundoi një marrëveshje koalicioni me liderin e së djathtës

Evropë

​Netanyahu përfundoi një marrëveshje koalicioni me liderin e së djathtës

Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 17:53
Benjamin Netanyahu

Benjamin Netanyahu, përfaqësuesi i qeverisë së re të Izraelit, arriti një marrëveshje koalicioni me liderin e ekstremit të djathtë Avi Maoz, i njohur për pikëpamjet e tij homofobike dhe retorikën agresive të drejtuar kundër hebrenjve jo-ortodoksë.

Sipas marrëveshjes, Maoz, lideri i partisë Noam, ndër të tjera do të jetë përgjegjës për forcimin e identitetit hebre mes izraelitëve, raporton Guardian.

Partia Noam e Maos mori pjesë në zgjedhje së bashku me Partinë Fetare Sioniste të Itamar Ben Gvir, e cila fitoi 14 vende në parlamentin izraelit prej 120 anëtarësh.

Marrëveshja është pjesë e planeve të Netanyahu-t për të arritur një marrëveshje për ndarjen e pushtetit me partitë e krahut të djathtë pas zgjedhjeve parlamentare të 1 nëntorit në vend.

Nëse Netanyahu formon një qeveri me Moaz dhe Ben Gvir, ajo do të jetë një nga qeveritë më të djathta në historinë e Izraelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat