​Gjermania premton më shumë mbështetje për Ukrainën

Evropë

​Gjermania premton më shumë mbështetje për Ukrainën

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 12:18
Volodymyr Zelensky dhe Olaf Scholz

Kancelari gjerman, Olaf Scholz premtoi më shumë mbështetje për Ukrainën në një telefonatë me presidentin, Volodymyr Zelensky, gjatë së cilës përsëriti mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën edhe në fushën e mbrojtjes ajrore dhe rindërtimit afatgjatë.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Hebestreit tha se të dy liderët folën për situatën në Ukrainë, ku sulmet ajrore ruse kanë shënjestruar infrastrukturën civile, ujin dhe energjinë elektrike.

“Kancelari dënoi bombardimet e vazhdueshme dhe siguroi Ukrainën për mbështetje të mëtejshme afatshkurtër”, theksoi zëdhënësi.

“Qeveria gjermane deri më tani ka ofruar ndihmë financiare afatshkurtër për riparimin e infrastrukturës energjetike që arrin në rreth 56 milionë euro (57,8 milionë dollarë)”, tha Hebestreit.

Gjermania gjithashtu furnizoi Ukrainën me më shumë se 350 gjeneratorë, shkruajnë mediat e huaja.

Zelensky raportoi në Twitter se u diskutua edhe zbatimi i një nisme për furnizimin me grurë ukrainas për vendet e varfra, së bashku me të ashtuquajturën “formula ukrainase e paqes”, e cila përfshin një tërheqje të plotë të trupave ruse nga territori ukrainas brenda kufijve të vitit 1991.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat