Protesta në Mal të Zi, Abazoviq: ‘Ballkani i Hapur’ nuk e pengon Procesin e Berlinit

Evropë

Protesta në Mal të Zi, Abazoviq: ‘Ballkani i Hapur’ nuk e pengon Procesin e Berlinit

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 12:43
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq

Qytetarët e Malit të Zi u ngritën në protestë dy ditë më parë për të kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja dhe njëherazi pë rtë kundërshtuar nismën “Ballkani i Hapur”.

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i cili ndodhet në Bukuresht, ku po merr pjesë në takimin dyditor të ministrave të jashtëm të bllokut të NATO-s, ka komentuar për mediat malazeze ngjarjet e fundit në vend.

Si një nga mbështetësit e hapur të nismave të Ballkanit të Hapur dhe të Procesit të Berlinit, Abazoviq thotë se këto dy nisma nuk e pengojnë njëra-tjetrën, por veprojnë si “konkurrencë e shëndetshme”.

Ai shtoi se Ballkani i Hapur i dha vrull Prcoesit të Berlinit dhe nuk paraqet armiqësi.

“Unë personalisht mbështes të gjitha format e bashkëpunimit rajonal, çdo gjë që kontribuon në një bashkëpunim më të madh, që jemi bashkë dhe jo në armiqësi, qoftë procesi i Berlinit apo Ballkani i Hapur. Kur bëhet fjalë për procesin e Berlinit, situata është paksa e kundërt. Ballkani i Hapur i dha vrull procesit të Berlinit – ka të bëjë me konkurrencë të shëndetshme”, tha Abazoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat