Sirena alarmi në gjithë Ukrainën, sërish rrezik nga sulmet ruse

Evropë

Sirena alarmi në gjithë Ukrainën, sërish rrezik nga sulmet ruse

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 14:19
Ukrainë

Në çdo rajon të Ukrainës po dëgjohen sirena alarmi në këto momente, duke paralajmëruar banorët se një valë e re e bombardimeve ruse mund të jetë duke ardhur.

“Një alarm i përgjithshëm për sulm ajror është vendosur në Ukrainë. Shkoni në strehimore”, thanë autoritetet ukrainase.

Vendi është përballur me një fushatë të re sulmesh që nga tetori, e përqendruar kryesisht në objektet kritike të infrastrukturës. Miliona banorë në të gjithë vendin kanë mbetur pa energji elektrike.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat