KE: Shkelja e sanksioneve të BE-së konsiderohet një vepër penale në të gjithë bllokun

Evropë

KE: Shkelja e sanksioneve të BE-së konsiderohet një vepër penale në të gjithë bllokun

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 23:10
Foto ilustrim

Shkelja e sanksioneve të BE-së do të konsiderohet një vepër penale në të gjithë Bashkimin Evropian, sipas një propozimi të Komisionit Evropian.

“Harmonizimi i dënimeve për shkeljen e sanksioneve të BE-së nuk do të thotë më boshllëqe, jo më strehë të sigurta dhe jo më lojë të sistemit”, tha zëvendëspresidentja e Komisionit, Vera Jourova në një deklaratë.

BE vendosi raunde të shumta sanksionesh ndaj Rusisë për pushtimin e Ukrainës, duke synuar ekonominë e Rusisë, sistemin financiar, bankën qendrore, zyrtarët e lartë të qeverisë, si dhe presidentin rus, Vladimir Putin dhe rrethin e tij të ngushtë.

Miliarda euro pasuri janë ngrirë dhe më shumë se 1000 individëve u është ndaluar të udhëtojnë në bllok. Shtetet anëtare të BE-së janë përgjegjëse për zbatimin, megjithatë, me rezultate të fragmentuara.

Tani, komisioni kërkon ta bëjë më të lehtë hetimin dhe ndëshkimin e shkeljeve të sanksioneve, duke përfshirë përpjekjet për të anashkaluar masat ndëshkuese.

Tregtimi i mallrave të sanksionuara, dështimi për të ngrirë fondet ose për të parandaluar personat e synuar të hyjnë në BE do të dënohen me të paktën pesë vjet burg, sipas propozimit të komisionit.

Kompanitë e zbuluara si bashkëpunëtore në lehtësimin e evazionit të sanksioneve, të paktën, do të goditen me gjoba financiare me vlerë 5% të xhiros vjetore globale.

Gjithashtu, ofrimi i shërbimeve financiare ose ligjore për individët e listuar, si dhe përpjekjet për të fshehur identitetin e një personi që i nënshtrohet sanksioneve të BE-së si pronarë të një aseti të tillë si, një jaht luksoz ose një vilë pushimi, do të dënohen me masa të ashpra.

Vendimi i komisionit vjen pasi BE-ja po përpiqet ta bëjë më të lehtë konfiskimin e pasurive të oligarkëve rusë, si pjesë e përpjekjeve më të gjera për të ndihmuar në financimin e rindërtimit të Ukrainës.

Pasuritë private, të ngrira nga sanksionet e BE-së, mund të konfiskohen vetëm në lidhje me një vepër penale. /DPA/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat