Borrell: Rreth 1100 ushtarë ukrainas trajnohen nga BE-ja

Evropë

Borrell: Rreth 1100 ushtarë ukrainas trajnohen nga BE-ja

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 00:07
Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell deklaroi sot se deri më tani, 1 100 ushtarë kanë marrë pjesë në misionin stërvitor të BE-së për ushtrinë ukrainase.

Borrell tha se misioni tregoi vullnetin e Evropës për të mbështetur Ukrainën ndërsa ajo mbrohet kundër Rusisë.

Ministrat e Jashtëm të BE-së nënshkruan misionin më 14 nëntor. Fillimi zyrtar ishte një ditë më vonë. Disa shtete të BE-së tashmë po trajnojnë ushtarët ukrainas në bazë të marrëveshjeve kombëtare.

Gjithsej deri në 15 000 ushtarë do të trajnohen në 20 vende anëtare.

Misioni stërvitor do të paguhet nga BE-ja. Borrell vendosi koston në 100 milionë euro.

Përveç kësaj, 15 milionë euro do të përdoren për municione, si dhe shpenzimet e vendeve individuale.

Bundeswehr i Gjermanisë ka planifikuar të marrë pjesë me monavra luftarake dhe taktike. Në total, në Gjermani pritet të trajnohen deri në 5000 ushtarë ukrainas. /DPA/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat