Kriza energjitike/ Zvicra merr vendimin drastik

Evropë

Kriza energjitike/ Zvicra merr vendimin drastik

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 09:45
Foto ilustrim

Zvicra do të ndalojë përdorimin e makinave elektrike për udhëtime ‘jo thelbësore’ nëse vendit i mbaron energjia elektrike këtë dimër, ka njoftuar qeveria.

Planet e emergjencës të hartuara në rast se zviceranët goditen nga ndërprerjet e energjisë kërkojnë gjithashtu që orët e hapjes së dyqaneve të reduktohen deri në dy orë në ditë, sistemet e ngrohjes në klubet e natës të fiken dhe ndërtesat e tjera të ngrohen në jo më shumë se 20 gradë Celsius.

Masat e krizës mund të ndalojnë shërbimet e transmetimit dhe pajisjet e videolojërave, dritat e Krishtlindjeve mund të fiken dhe të gjitha stadiumet sportive dhe objektet e natyrave të ngjashme të mbyllen.

Qeveria zvicerane i trembet një mungese të energjisë në muajt e ardhshëm, sepse është tejet e varur nga importet për ta përballuar atë gjatë dimrit, pasi vendi merr rreth 60% të energjisë së tij nga hidrocentralet, të tilla si digat nëpër lumenj ose gjeneratorët e vendosur midis liqeneve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat