​Von der Leyen: BE do të përshtatë rregullat e saj për ndihmën shtetërore

Evropë

​Von der Leyen: BE do të përshtatë rregullat e saj për ndihmën shtetërore

Më: 4 dhjetor 2022 Në ora: 16:48
Ursula von der Leyen

Bashkimi Evropian do të rregullojë rregullat e tij për ndihmën shtetërore për të parandaluar zhvendosjen e investimeve të shkaktuara nga paketa e re e subvencioneve amerikane për energjinë e gjelbër, tha sot presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

“Konkurrenca është e mirë, por kjo garë duhet të respektojë një fushë loje të barabartë”, tha Von der Leyen në një fjalim në Bruges të Belgjikës.

Ajo shtoi se ligji amerikan për uljen e inflacionit duhet ta bëjë BE-në të mendojë se si mund të përmirësojë kuadrin e ndihmës shtetërore dhe ta përshtatë atë me mjedisin e ri global.

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian kanë frikë se ligji i SHBA-së për lehtësimin e inflacionit prej 430 miliardë dollarësh, me lehtësimet e tij bujare të taksave, mund t'i tërheqë kompanitë larg BE-së dhe t'i dëmtojë kompanitë evropiane, nga prodhuesit e automjeteve te prodhuesit e teknologjisë së gjelbër.

Tema është një nga disa në rendin e ditës për takimin e nesërm të Këshillit të Tregtisë dhe Teknologjisë SHBA-BE, i cili do të përfshijë sekretarin e Shtetit të SHBA Antony Blinken, sekretaren e Tregtisë Gina Raimondo dhe përfaqësuesen tregtare të SHBA-së Catherine Tay, së bashku me zëvendëspresidentët e Komisionit Evropian Valdis Dombrovskis dhe Margreta Vestager.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat