155 persona të lënduar nga përplasja mes dy trenave në Spanjë

Evropë

155 persona të lënduar nga përplasja mes dy trenave në Spanjë

Më: 7 dhjetor 2022 Në ora: 11:37
Katalonjë

Të paktën 155 persona janë lënduar pasi dy trena u përplasën mes vere në rajonin e Katalonjës, në veri-lindje të Spanjës.

Përplasja ndodhi në një stacion në periferi të Barcelonës, rreth orës 07:50.

Mediat lokale raportuan se trenat po udhëtonin në të njëjtin drejtim dhe u përplasën teksa njëri ishte i parkuar në stacion.

Është e paqartë se si ka ndodhur aksidenti, raporton BBC.

Shërbimet e urgjencës thanë se 150 persona ishin në një gjendje të lehtë dhe pesë të tjerë kishin mbetur në një gjendje më pak të rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat