Zelensky shpallet “Njeriu i Vitit” nga prestigjozja Time

Evropë

Zelensky shpallet “Njeriu i Vitit” nga prestigjozja Time

Më: 7 dhjetor 2022 Në ora: 14:28
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe “shpirti i Ukrainës” janë shpallur “Njeriu i Vitit” për vitin 2022 nga revista Time.

Presidenti ukrainas Zelensky, 44 vjeç, është quajtur hero nga shumë njerëz në vendin e tij dhe jashtë saj, dhe gjatë vitit të kaluar, u cilësua si një simbol i sfidës dhe demokracisë, ndërkohë që ai vazhdon të udhëheqë kombin përmes sulmeve të paprovokuara të Rusisë ndaj Ukrainës.

Revista shpalli zgjedhjen e saj ekskluzivisht sot, 7 dhjetor.

“Suksesi i Zelenskyy si udhëheqës është mbështetur në faktin se guximi është ngjitës. Ai u përhap përmes lidershipit politik të Ukrainës në ditët e para të pushtimit, pasi të gjithë e kuptuan se Presidenti nuk ishte larguar,” tha reporteri i Time Simon Shuster.

Forcat ruse pushtuan Ukrainën më 24 shkurt dhe Zelensky refuzoi të largohej nga Kievi, për të qëndruar në terren dhe për të mbështetur popullin e vendit të tij. “Lufta është këtu; Unë kam nevojë për armë, jo për një udhëtim”, tha Zelenskyy sipas një postimi në Twitter të shpërndarë nga ambasada ukrainase e Britanisë më 26 shkurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat